Adoleshentja viktimë e përdhunimit i vë flaken vetes

0
138

Autoritetet marokene janë duke e hetuar vdekjen e një adoleshenteje viktimë të përdhunimit e cila ia ka vënë flaken vetes pasi që përdhunuesi i saj e kishte kërcënuar se do t’ia publikonte fotografitë nga përdhunimi, kështu ka thënë një grup për të drejtat e njeriut.

Shoqata Marokene për të Drejtat e Njeriut ka thënë se autopsia pas vdekjes ka treguar se vajza kishte mbetur shtatzënë.

Shefi i kësaj shoqate, Omar Arbib, ka thënë: “Tetë persona të rinj e rrëmbyen vajzën”, e cila kishte 16 vjet vitin e kaluar, nga Ben Guerir, vend ky që ndodhet 70 kilometra larg veriut të Marrakeshit, “dhe pastaj e dhunuan me radhë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here