Britani/ Fshehu 20 kg kokainë në kamion, arrestohet kamionisti shqiptar

0
182

Një shqiptar është dënuar me 10 vjet burg në Britani, pasi tentoi të fuste në vendin ishullor plot 20 kg kokainë.

Shqiptari është identifikuar si Andi Vezuli, 43 vjeç me kartë identiteti shqiptare dhe italiane. Ai drejtonte një kamion të ngarkuar me kokainë, sasi mjaft e madhe prej 20 kg.

Mirëpo, teksa kaloi në Dover, skaneri zbuloi drogën dhe agjentët britanikë ndaluan menjëherë shqiptarin.

Pas kontrollit u zbulua edhe sasia e drogës në kamion, shkruajnë mediat britanike.

Gjithçka ndodhi më 1 qershor të këtij viti, ndërsa shqiptari është dënuar me gjykim të shkurtuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here