Pendohet Alban Hoxha!

0
199

Portieri i skuadrës së Partizanit, Alban Hoxha ka qenë mjaft i irrituar pas humbjes që të kuqtë morën në ndeshjen ndaj Salzburgut e vlefshme për Champions League. Golat në atë përballje erdhën si pasojë e gabimeve të mbrojtësit Atanda dhe pas ndeshjes, Hoxha nuk e përmbajti dot vetem duke deklaruar publikisht një gjë te tillë dhe shprehur se nigeriani kishte ndëshkuar ekipin. “Mesa duket nuk duhet të flas më pas ndeshjes, pasi inati të bën të thuash më shumë se sa duhet. Por, çdo lojtar mund të gabojë në një ndeshje dhe në atë sfidë i takoi Atandës. Nuk duhet të harroni se ai ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe gjatë kampionatit e ka shpëtuar ekipin shumë herë nga gola të sigurtë”, ka thënë Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here