Opozita në Venezuelë ka kërkuar dorëheqjen e Presidentit Nicolas Maduro, i cili zëvendësoi në këtë detyrë të famshmin Hugo Chavez.
Përkrahësit e kërkesës për zhvillimin e referendumit, kanë dalë në protesta.
Por një grup njerëzish është organizuar për të protestuar në një mënyrë të veçantë.
Ata kanë dalë në rrugë të hipur mbi motorë.