Qeveria e Serbisë u tregon sportistëve të tyre se si duhet të sillen me kosovarët në Lojërat Olimpike

0
170

Vanja Udoviçiç ka thënë se sportistët serb nuk do të rrijnë në një podium me ata kosovarë.

Ministri i Sportit në Qeverinë e Serbisë, Vanja Udoviçiç ka treguar se si do të sillen sportistët serb me ata kosovarë në Lojërat Olimpike.

Ai tha se nëse duhet që sportistët e Serbisë ët garojnë me ata të Kosovës do ta bëjnë një gjë të tillë, por tha se nuk do të rrijnë në podium, nëse potencialisht janë fitues të ndonjë medalje.

Ai tha se sportistët serb do të largoheshin nga podiumi.

Megjithatë, sipas tij kjo mundësi nuk pritet të ndodhë, pasi Kosova ka gjasa që medalje të fitojë vetëm në xhudo, sport në të cilin Serbia nuk ka garues.

Por, në konkurrencën e njëjtë sot do të takohen qitësja Urata Rama me Arsoviç Andrea dhe Ivana Maksimovic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here