Sërish drogë, tani 18 parcela , në pranga një kultivues

0
177

Policia ka asgjësuar 18 parcela me rreth 7009 rrënjë bimë narkotike dhe ka vënë në pranga një person.

Bima narkotike është gjetur e mbjellë në fshatrat Kudhës, Drashovicë, Kotë dhe Karroq, të cilat ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe toke pa pronar.

Asgjësimi i bimës narkotike të llojit kanabis sativa, u bë me anë të djegies.

Sipas policisë, në pranga është vënë një nga kultivuesit, Arband Malaj, 30 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e tij, policia ka gjetur të kultivuara brenda rrethimit të saj rreth 70 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e kultivuesve të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here