Arrestohet kryefamiljari/ Plagos me thikë gruan dhe djalin

0
185

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Beratit pak para mesnatës, ku kryefamiljari ka plagosur me thikë gruan e tij 55 vjeçe dhe djalin 28 vjeç.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 minuta në lagjen “Kodra e Sulmit” ku pas një grindje familjare në banesën e shtetasit  Fatos Çela, ky i fundit ka plagosur me thikë në bark  gruan e tij shtetasen Mato Çela, 55 vjeç,  si dhe djalin e tij shtetasin Ë. Ç, 28 vjeç, në krah.

Autori Fatos Çela, është  shoqërua në Drejtorinë Vendore të policisë Berat. Nga  ana e Strukturave të Policisë, po kryhen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërsa dy të plagosurit  aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here