Bizneset me borxhe/ Përfitojnë ata që kanë detyrime nga 31 dhjetor 2011 deri në vitin 2008

0
152

 

Qeveria ka shpallur amnisti për borxhet që bizneset kanë në tatime dhe dogana para vitit 2011. Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave Niko Lera shpjegon se ligji i ndan bizneset në dy kategori. E para fal të gjitha detyrimet e gjobat para vitit 2011, ndërsa pas këtij viti falen gjobat dhe 30% e detyrimit, me kusht që të paguhet pjesa tjetër deri në mars 2017. Ndërkohë nga falja e detyrimeve të papaguara nga automjetet pritet të përfitojnë rreth 100 mijë automjete, edhe pse ende nuk ka një shifër zyrtare.

Bizneset që kanë borxhe në tatime dhe dogana të krijuara para viti 2011 do të përfitojnë nga falja e detyrimeve tatimore të shpallura nga Ministria e Financave.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave Niko Lera shpjegon se falja ndahet në dy kategori dhe pas vitit 2011 do falen gjobat dhe 30% e detyrimit, me kusht që të paguhet 70% e detyrimit deri në mars 2017.

Niko Lera: Në një total detyrimesh të papaguara të administratave tatimore doganore që shkon rreth 175 miliardë lekë, 40 miliard lekë që u përkasin viteve 2011 dhe më parë, janë detyrime shumë të vjetra, fallen pa kusht. Ndërkohë që pjesa tjetër që janë rreth 82 miliardë fallen me kusht dhe kushti është që të pagihet rreth 70% e detyrimit që shkon rreth 55 miliardë.

Drafti parashikon gjithashtu ç’regjistrimin e të gjitha mjeteve të cilat nuk kanë kryer asnjë veprim pas periudhës 31 dhjetor 2011.

Personat të cilët duan të mos ç’rregjistrojnë mjetin u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara dhjetorit 2011, por duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve pas kësaj periudhe.

Niko Lera: Deri në 31 dhjetor 2011, pra kanë paguar taksat deri në atë periudhë dhe nuk nuk kanë paguar taksat për vitin 2012 dhe në vijim, kjo Drejtori mund të bëjë ç’regjistrimin e mjeteve pa pritur pagesën e taksave të automjeteve nga përdoruesit e tyre.

Në bazë të projektligjit kërkohet që personat që duan të përfitojnë nga falja e automjeteve duhet të paraqiten brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transporteve./ oranews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here