Majlinda Kelmendi është shumë afër që të shkruajë histori, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë Olimpike
Numri një i botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, do të përballet në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike me japonezen, Misato Nakamura.
Nëse Majlinda kualifikohet në finale, ajo siguron menjëherë medaljen e argjendtë dhe më pas do të luftojë për atë të artë.
Shpresojmë që Majlinda do të kualifikohet fillimisht në finale të ‘Rio 2016’, aty ku do të përballej me fituesen e meçit mes Odette Giuffrida e Ma Yingnan.