Ky notar i tregon gishtin e mesit të atit para çdo gare, arsyeja është e fortë

0
160

Nëse e shihni notarin kanadez Santo Condorelli të notojë në Rio, mund të mendoni se ai nuk e pëlqen audiencën. Kjo sepse para çdo gare, ai i tregon gishtin e mesit kameras, një veprim që është kthyer në rutinë tashmë për 21-vjeçarin.

Santo ka rrëfyer se ai filloi të bëjë këtë veprim që në moshën 8-vjeçare pasi u mund nga notarë më të mëdhenj në moshë. I ati i kishte thënë atij:

“Duhet të krijosh vetëbesim dhe të dëshmosh se po i sfidon konkurrentët e tu. Sa herë që të jesh para një sfide, më shaj mua dhe unë do të të shaj pas ekranit të televizonit.”

Një gjest që tashmë është kthyer në monotoni, edhe pse sportisti e pranon se nuk është synimi i tij të tregohet dinak.

Edhe pse për të ky veprim është diçka tejet normal, për njerëzit e tjerë nuk është aspak i tillë dhe reagimi i tyre e tregon këtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here