Procesi zgjedhor në Dibër kushton 100 mln lekë. Ja kandidatët e propozuar

0
155

Zgjedhjet vendore të Dibrës do të jenë beteja e parë elektorale mes maxhorancës e opozitës përpara zhvillimit të zgjedhjeve të vitit 2017.

Përmes zërave të veçantë, KQZ­ja ka përcaktuar edhe buxhetin që do të kërkojë zhvillimi i zgjedhjeve në 11 shtator për Bashkinë e Dibrës. Sipas KQZ­së, procesi zgjedhor për këtë njësi vendore do të kërkojë 10.041.420 lekë të rinj.

Shpallja e dekretit të Presidentit të Republikës për të zhvilluar zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Dibrës duket se e ka gjetur të papërgatitur Partinë Socialiste, për shkak se në degën e saj ende nuk janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e PS­së, ndërsa janë komanduar dy sekretarë.

Ende nuk dihet nëse PS­ja do të paraqesë një kandidat të saj për Bashkinë e Dibrës apo do t’ia lërë atë një prej aleatëve, siç është PDIU­ja. Me shumë gjasa, kandidat i maxhorancës do të jetë Qamil Lata i PDIUsë, nëse PS­ja do t’ia lërë aleatit të tij.

Ndërkohë që PS­ja ka disa emra që përfliten si kandidatë të mundshëm, si ajo e mjekut kirurg, Muharrem Rama, por dhe e drejtorit të Tatimeve për Qarkun e Dibrës, Dionis Ymeraj.

Edhe Partia Demokratike ka disa kandidatura të përfolura, si Natasha Mazari, pjesëtare e shoqërisë civile, Ilir Krosi, ish­kryetar bashkie për disa mandate, apo dhe nënkryetari i degës së PD­së, Shkëlzen Qoka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here