Vlorë – Vijon asgjësimi i bimëve narkotike nga policia. Në dy fshatra janë evidentuar 13 parcela me rreth 16.500 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Sipas policisë, bimët u gjetën të mbjella në fshatrat Tërbaç dhe Bolenë, Vlorë, të cilat ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe toke pa pronar dhe të ndara në 13 parcela në total.
Polica bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.