E pazakontë, vajza e vogël mban në bark fetusin e motrës binjake (FOTO)

0
148

Një vajzë e vogël, barku i së cilës ishte aq i fryrë sa nuk hante dhe nuk pinte dot asgjë, la pa fjalë mjekët kur zbuluan se brenda saj gjendej fetusi i binjakut të pazhvilluar.

Mjekët gjetën një masë kockash, mishi dhe flokësh që peshonte rreth 3.5 kilogramë brenda të voglës.

Paraziti ushqehej nga gjaku i Nisha –s, pasi kishte formuar një strukturë të ngjashme me kordonin e kërthizës.

E vogla nga India, ishte prekur nga “foetus in fetu”, një sëmundje tepër e rrallë, me vetëm 200 raste të raportuara në të gjithë botën.

tumoriZbulimi tronditës u bë kur prindërit e çuan vjazën në spital pasi dyshonin se kishte tumor. Ata thanë se ajo kishte javë që vetëm qante dhe nuk hante asgjë.

Mjekët e futën menjëherë në sallë të operacionit, ku i hoqën masën që mbante në trup.

 

 

 

 

 

 

Në 80 përqind të rasteve, fetusi i paformuar i binjakut gjendet në barkun e binjakut tjetër, ndonëse janë raportuar edhe raste që është gjetur në kafkë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar këtë sëmundje si një teratoma e maturuar, një lloj kanceri ku tumori është zhvilluar mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here