Fotoja e Klemend Balilit, familjarët konfirmojnë: Ai është, por…

0
163

Familjarët e Klement Balilit kanë reaguar pas akuzave të PD-së, se ai po pushon i qetë me zv/drejtorin e Policisë së Shtetit në Sarandë, edhe pse i kërkuar nga Interpoli.

Në një prononcim për “newsbomb”, familjarët konfirmojnë se në foton e publikuar sot nga PD-ja është ai, Klemend Balili. Por ata thonë se fotoja është bërë më shumë se tre vjet më parë. “Këto janë foto të para tre viteve. Eshtë një skaf që është shitur prej shumë vitesh dhe gjithçka që thuhet në makinerinë e propagandës së PD nuk është e vërtetë. Kjo çështje takon organeve të drejtësisë tashmë, dhe nuk kemi ndërmend të merremi me çdo lloj shpifje të Partisë Demokratike” reagojnë ata. PD tha përmes një deklarate për mediat se në të njëjtin resort ku sipas saj është fotografuar sot “Eskobari i Ballkanit”, siç Balili konsiderohet në rrjetin e trafikut të drogës, ishte edhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here