Mungesa e ilaçeve për fëmijët e sëmurë me leuçemi ka nxjerrë sot në një prononcim për mediat deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.
Edi Rama është i përqëndruar te tenderat e koncensionet, për të ndarë me miq e klientë paratë e shqiptarëve dhe nuk do t’ja dijë për jetët e fëmijëve”, tha drejtuesja e Departamentit të Shëndetësisë në PD.
Në emër të Partisë Demokratike, Vokshi i kërkoi Kryeministrit të marrë masa të menjëhershme për sigurimin e ilaçeve, pasi PD do ta konsiderojë fajtor për çdo jetë fëmije të humbur.