17 vjeçari i vrarë në Sharrë. Hajdarmataj: Qeveria gjueti ndaj njerëzve në nevojë

0
175

Është varrosur ditën e sotme trupi i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, që u gjend i pajetë në landfillin e Sharrës, të dielën e 7 Gushtit.

Në varrimin e djalit nga Tropoja, por me banim në Kombinat ndodhej edhe deputetja e partisë demokratike për Tropojën, Mimoza Hajdarmataj, e cila më pas ka lëshuar një deklaratë publike, ku veç mesazhit emocional për humbjen e të riut, akuzon kryeministrin Rama, Ministren e Arsimit Nikolla dhe Kryebashkiakun Veliaj si njerëz që mendojnë vetëm për të grabitur dhe përndjekur shtresat në nevojë.

Sipas saj Shqipëria është kthyer në makth për njerëzit që mundohen të sigurojnë mbijetesën. Këtë, deputetja demokrate e lidh me atë që e quan hipokrizi të qeverisjes së Edi Ramës.

“Nuk e di sesa te qete e te rehatshem e ka bere gjumin ne Dhermi Edi Rama.
Nuk e di sesa te qete, te rehatshem dhe ne cilin plazh e ka bere gjumin Ministrja e Arsimit, e cila bashke me shefin e saj e kane tjetersuar arsimin ne nje sherbim endrre e jo te drejte kushtetuese, si ne cdo vend normal demokratik te Evropes e botes.
Nuk e di sesa te qete e te rehatshem e ka bere gjumin Erion Velia mbas kesaj gjeme dhe gjyetise qe ka nisur ndaj te pamundurve, te atyre qe per te jetuar jane te deturuar te mbledhin kanoce apo te seleksionojne mbeturina ne landfillin e Sharres.”-shkruan Hajdarmataj.

Screenshot_2016-08-09-21-07-48

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here