Dy aeroplanë që po drejtohen për në aeroportin Zaventem në Bruksel kanë dhënë alarmin për bombë.
Lajmin e ka raportuar transmetuesi publik belg ‘VRT’. Aeroplanët thuhet se pritet të ulen shumë shpejt në aeroport, ndërsa shërbimet e emergjencës janë në pistë në pritje për të verifikuar alarmin dhe kërcënimin. Sipas VRT, e cila citon prokurorin federal belg, “kërcënimi është aq serioz sa për të ndërhyrë menjëherë”. Njëri nga aeroplanët që ka raportuar alarm për bombë mund të jetë nisur nga kryeqyteti norvegjez Oslo, sipas një postimi në Twitter, mesa duket nga një pasagjer. Ai më pas shkroi në rrjetet sociale sërish dhe thoshte se kishte mbërritur i sigurtë në zonën e aeroportit. Fluturimi tjetër nën kërcënim mund të ketë qenë një aeroplan që i përket një kompanie marokene, e cila drejtohej dhe u ul në Tuluzë në jug të Francës, njoftoi VRT. vijon….