Franhca në fokusin e sulmeve terroriste sërisht?!

0
166

Një adoleshente në Francë është vënë nën hetim, pasi akuzohet se ka planifikuar një sulm xhihadist duke përdorur aplikacionin e mesazheve “Telegram”. Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarë të drejtësisë franceze, ndërkohë që vajza është e moshës 16-vjeçare. Ajo akuzohet se po bën thirrje për sulme, përmes një aplikacioni, për të cilin nuk kishte njohuri Policia. Aplikacioni “Telegram”, një krijim i vitit 2013 nga vëllezërit rusë, Nikolai and Pavel Durov, është përdorur edhe nga terroristi që vrau priftin në Normandi gjatë muajit të kaluar. Ata vunë re grupin ku ishin përfshirë disa anëtarë, rreth një duzinë, të cilët po diskutonin në lidhje me propagandën e të ashtuquajturit Shteti Islamik, përfshi edhe thirrje për ndërmarrjen e sulmeve, si dhe video, bën të ditur gazeta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here