Ky është momenti i tmerrshëm kur një vajzë pi një filxhan me kafe, pasi shoqja e saj ka hedhur lëndë toksite brenda saj. Videoja tregon momentin kur ish-studentja e dizajnit në Sidnej, Mirna Salihin, merr filxhanin e kafes për ta pirë dhe më pas ndjen dhembje. Ndërsa ish-shoqja e saj, Jessica Wongso, e cila është në burg për vrasjen e Mirnas, shfaqet e ulur pranë saj. Vajzat kishin 7 vite që njiheshin dhe ishin shoqe. Ngjarja ka ndodhur më 6 janar të 2016-s në një restorant në Jakarta, Indonezi. Ndërkohë Wongso, rezidente në Australi, është duke u përballur me drejtësinë. Duke cituar dokumentet e Policisë Federale në Australi, që i janë dërguar gjykatës në Indonezi, ABC shkruan se Jessica ka probleme mendore serioze. ABC shton se para se të vriste shoqen, ajo ka tentuar të vetëvritet, është përfshirë në aksidente rrugore si dhe ka dhunuar persona të tjerë.