Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasen: Liljana Toluli 41 vjeçe, banuese në Kamëz, Tiranë. Arrestimi i saj u bë pasi, duke shfrytëzuar orarin e vizita Fushë-Krujës, ka tentuar të fusë për djalin e saj, i cili vuante dënimin, 6 copë celularë. Celularët i kishte fshehur në një bombol gazi që përdoret për kafe, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim”.
Home Aktualitet Kronikë Tenton të fusë 6 celularë në burgun e Fushë-Krujës për djalin, arrestohet...