Një grabitje me armë dhe maska ka ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Rrilë të Lezhës.
Mësohet se dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e një çfiti të moshuarish dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë një shumë parash.
Grabitësit kanë plagosur me armë në të dyja këmbët kryefamiljarin Vasil Sela, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për marrjen e ndihmës mjekësore.
Fatmirësisht bashkëshortja e tij ka shpëtuar pa lëndime.
Forca të shumta policie ndodhen në vengjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ende nuk dihet shuma e parave që grabitësit kanë mundur të marrin nga banesa.