HISTORIA/ “S’dua të bëj më seks me të dashurën time sepse…”

0
191

Historitë e dashurisë janë nga më të ndryshmet dhe arsyet se përse dashurohemi me një person sërish ndryshojnë. Një djalë 28-vjeçar duket se është dashuruar me partneren e tij për pamjen e saj fizike, e tani që vitet kanë kaluar ajo ka humbur pak linjat e saj. Edhe pse djali shprehet se e do, ka një dilemë të madhe nëse duhet të martohet më të apo jo. Përmes një letre dërguar psikologes së ‘The Sun’ ai tregon detajet e historisë së tij Letra e 28-vjeçarit “E dashura ime ka qenë shumë e bukur dhe ka pasur një trup me forma fantastike. Unë e dua shumë atë por tani nuk dua të bëj më seks me të sepse ajo nuk ka më të njëjtat linja. Ne jemi bashkë prej 6 vitesh dhe në fillim ajo ka pasur vithe shumë të tonifikuara dhe këmbë aq seksi. Por këto kohë ajo nuk merret më me vrap dhe ka shtuar pak në peshë. Nuk mund të them që është shëndoshur por nuk është si në fillim. Unë jam shumë i dashuruar me personalitetin e saj por nuk më tërheq më fizikisht. Ia kam thënë këtë dhe ajo mërzitet me mua. Ajo do të martohemi por unë nuk mund ta shtyj jetën time me njperson që s’më tërheq fizikisht. Çfarë duhet të bëj?” Përgjigjja e psikologes “Ti ke rënë në dashuri me trupin e saj por duhet ta dije që trupi ndryshon. Nuk mund të ruajmë gjithmonë të njëjtat forma. Ajo që duhet të bësh është ta motivosh të stërvitet duke u stërvitur bashkë me të. Por nëse është kaq e rëndësishme pamja e saj për ty…atëherë ti nuk e do atë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here