Dy të rinj janë aksidentuar ditën e sotme në Ksamil, pasi motori me të cilin udhëtonin është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Drejtuesi i motorit, A.D, 27 vjeç, dhe U.I, 22 vjeçe, të dy nga Kosova, kishin ardhur nga Anglia për të bërë pushime në Shqipëri.
Por teksa lëviznin me motorin e tyre tip “Yamaha” me targë AM150, kanë humbur kontrollin e më pas janë përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy të rinjtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Qafa e Hartës” në Ksamil.
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Sarandës duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme.