Arrestohet me lot në sy babai i Hakan Sukur

0
151

Pas lëshimit të urdhër arrestit të futbollistit me origjinë shqiptare Hakan Sukur, policia turke ka arrestuar edhe babain e tij duke i konfiskuar edhe pasurinë, siç raporton agjensia e lajmeve DHA. Mësohet se Selmet Sukur është arrestuar pas faljes së namazit të xhumasë. Nga fotot e publikuara në media, i moshuari shfaqet me lot në sy, teksa dy policë e shoqërojnë Hakan Sukur u zgjodh deputet në vitin 2011 për ish partinë e Presidentit Erdogan. Edhe pse në momentin e tentativës për grusht shteti, Sukur e kritikoi puçin ushtarak, ai përsëri po akuzohet për lidhje me Gylen. Hakan Sukur jeton me familjen në Amerikë, por sipas mediave turke nëse arrestohet ai mund të dënohet me 4 vite burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here