Horoskopi – 12 gusht 2016

0
179

Dashi

Është koha e duhur për t’u fokusuar i tëri te gjërat tuaja dhe për të kaluar kohë me miqtë tuaj. Një mik i ngushtë do kërkojë ndihmën tuaj për ta ndihmuar.

Demi

Ju jeni në një moment shumë të mirë për të bërë përzgjedhje rreth detyrave që do t’ju ofrohen. Marrëdhënia sentimentale do jetë shumë mirë sot.

Binjakët

Ju mund të filloni një biznes të ri së shpejti dhe kjo do të ndodhë falë mbështetjes nga miqtë dhe të dashurit tuaj. Evitoni spekulimet e çdo lloji.

Gaforrja

I dashuri juaj do të adhurojë idetë tuaja origjinale. Ju mund të gjendeni përballë vështirësive financiare. Nuk keni arsye për t’u mërzitur çdo gjë do të kthehet në normalitet.

Luani

Është dita e duhur për t’u marrë me aktivitete sidomos në shtëpi. Por së pari ju duhet të përfundoni gjërat që ju keni filluar. Komunikimi i mirë mund t’ju ndihmojë për të zënë miq të rinj.

Virgjëresha

Mund të gjendeni në një situatë jo fort të këndshme përballë kolegëve tuaj. Nëse jeni ju gabim mos u përpiqni të justifikoni veten, por pranojeni dhe kërkoni falje.

Peshorja

Sot është ditë e mirë për të bërë ndryshime në jetën tuaj. Do të keni mundësinë të përfshiheni në aktivitete sociale. Shmangni keqkuptimet me të dashurin.

Akrepi

Një mik i ngushtë do t’ju ftojë të bëheni bashkëpunëtor i tij në një projekt të ri që ai po ndërmerr. Pavarësisht lehtësive që u ofrohen mendojeni çdo hap me kujdes.

Shigjetari

Sot do të bëni përparime në jetën sociale dhe në aspektin financiar do të jeni mjaft mirë. Mund të keni mundësitë për t’u nisur në një udhëtim të shkurtër dhe të këndshëm.

Bricjapi

Është kohë e favorshme për ju në të gjitha aspektet. Marrëdhënia me të dashurin po shkon shumë mirë dhe kjo gjë bën që ju ta keni moralin shumë lart.

Ujori

Ju do të jeni në formë shumë të mirë dhe kjo do të bëjë që ta keni të lehtë të përshtateni me situatat e reja që do të përballeni. Sot duhet të gjeni kohë dhe për familjen tuaj.

Peshqit

Pavarësisht situatave të vështira që jeni përballur herë pas here sot do të jetë dita që do ta keni portofolin e mbushur plot. Mbrëmja do të kalojë mjaft këndshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here