Në 24 orë 14 shoferë të papërgjegjshëm në pranga… (VIDEO)

0
141

Aksidentet e shumta të ndodhura së fundi në rrugët shqiptare kanë shtuar kontrollet e policisë në terren. E kështu, kanë dalë në pah problemet e shumta që shqiptarët kanë në drejtimin e automjetit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit efektivët e policisë rrugore kanë vendosur 1804 masa administrative, 14 shoferë janë arrestuar, prej të cilëve 11 që drejtonin makinën pa e pasur një patentë dhe tre të tjerë që ishin në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej  62 Leje Drejtimi, nga këto: 10 për pije alkoolike, 33 për shpejtësi dhe 19 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme. Janë vendosur 524 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 83 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 98 masa për përdorim celulari, masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj. Si dhe janë dërguar në OASH, 80 drejtues mjetes

blob:http%3A//www.dailymotion.com/db7e7829-1b92-483d-b4c2-a853fed4f00f

Por në disa raste të tjera efektivët nuk kanë marrë masa administrativ, por vetëm kanë këshilluar shoferët të cilët lëviznin pa rrip sigurimi, përdorimin celularë apo shkelje të tjera të lehta të Kodit Rrugor.

Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here