Në dasmën përrallore të engjëllit të Victoria’s Secret (FOTO)

0
199

Modelja bukuroshe e Victoria’s Secret, Isabelli Fontana i ka dhënë fund beqarisë me këngëtarin Diego Ferrero. E veçanta e dasmës së saj ishte ceremonia romantike e zhvilluar në një plazh, në një ishull të vogël në Maldive që ishte prenotuar vetëm për çiftin.

E veshur seksi me një fustan të tejdukshëm aspak tradicional, Isabelli Fontana shkëlqente me linjat e saj. Dhëndri kishte zgjedhur të vishte një kostum të bardhë veror dhe mjaft sportiv, ndryshe nga çdo dhëndër tjetër që mund të kemi parë. Edhe pse detajet e dasmës dhe të pranishmit ishin të paktë, çifti ka ndarë imazhe nga dita e madhe e tyre, në “Instagram”.

Fotot përfshijnë ishullin e vogël të dekoruar me lule në formë zemre, një tortë me një çift të ngjashëm me Isabelli-n dhe Diego-n, ftesat dhe mjaft detaje të veçanta që rrallëherë i kemi parë në një dasmë.03-isabeli-fontana-diego-ferrero-wedding

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here