Durrës/ Policia aksion në lokalet e natës

0
167

 

Policia e Durrësit ka ushtruar kontrolle në gjashtë lokale nate në qytetin bregdetar, gjatë të cilave janë sekuestruar disa doza lëndë narkotike kokainë dhe janë marrë masa për shkelje të ligjit antiduhan.

Policia arrestoi në flagrancë 28-vjeçarin Behar Fjolla, banues në Tiranë. Ky shtetas rezulton pronar i një prej lokaleve ku u ushtrua kontroll, gjatë të cilit policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Policia thotë se shtetasi i mësipërm është person me preçedentë penalë të mëparshëm për veprën penale të përshtatjes së lokaleve për përdorim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, gjatë aksionit janë shoqëruar 14 persona të tjerë për verifikim, përfshirë këtu edhe 6 balerina.

Policia e Durrësit informon se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përgjatë gjithë sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here