Dy pyetje tregojnë a jeni të dashuruar me të vërtetë

0
200

Ekzistenca e dashurisë dhe natyra e saj është diçka që i ka ‘trazuar’ filozofët për shekuj të tërë, por disa shkencëtarë besojnë se kanë gjetur dy pyetje që tregojnë qartë se a ekziston ajo, ose nëse marrëdhënia juaj do të përfundojë me ndarje.

Ato janë:

“Sa jeni i lumtur me njeriun që jeni martuar në krahasim me atë se sa i lumtur do të ishit nëse nuk do të ishit të martuar me të?” dhe “Si mendon se do të përgjigjej partneri juaj në këtë pyetje?”.

Universiteti i Virgjinias ekzaminoi rreth 4,000 çifte dy herë, për gjashtë vite, dhe të dhënat e tyre u analizuan më pas.

Të dhënat zbuluan se ata të cilët thanë që nuk do të ishte më keq sikur të ishin single, kishin më shumë gjasa që të ndahen, shkruan Gazeta Express.

Vetëm 40% e pjesëmarrësve ia qëlluan se si ndjehet partneri i tyre për marrëdhënien e tyre, që është “rrënja” e shumë problemeve në marrëdhënie.

Tani, bëjani vetes këto pyetje!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here