Ja sfida e radhës e Usain Bolt përtej Lojërave Olimpike

0
147

Ndërsa njeriu më i shpejtë i planetit, rekordmeni Usain Bolt, gjatë Lojërave Olimpike Rio 2016 po përgatitet të fitojë një tripletë të tretë medaljesh të arta në garat e 100m, 200m si edhe në atë me stafetë për të hyrë në histori si vrapuesi më i mirë i të gjitha kohërave, mamaja e tij, Jennifer Bolt, ka në mëndje edhe aspekte të tjera të jetës së atletit. “Shpresoj që të martohet dhe të krijojë familjen e tij”, është shprehur mamaja e njeriut më të shpejtë në planet gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “CNN”, duke shtuar më tej: “E di që do të martohet, sepse më ka thënë shumë herë se do që të krijojë familjen e tij”. Znj Bolt vijon të flasë se si është të jesh mamaja e vrapuesit të famshëm Usain Bolt. “Është me të vërtetë një kënaqësi që kemi birin tonë njeriun më të shpjete sepse na jepet mundësia te shkojmë në shumë vende të ndryshme e na marrin në intervista”, tregon ajo. Edhe pse tashmë Usain Bolt është një fenomen mbarëplanetar me të ardhura vjetore prej 30 milionë dollarësh, i renditur në listën e “Forbes” si sportisti i 32­të më i paguar në botë, si edhe me fansa nga e gjithë bota, ai nuk do t’ia kishte dalë kurrë pa mbështetjen e mamasë së tij për të arritur në kulmin e lavdisë, ku edhe ndodhet. Ndërsa tashmë është e ëma e Usain Bolt që përlotet nga gëzimi për arritjet e të birit, në vitet e formimit ka qenë pikërisht ajo që i dha kurajë të birit që përlotej nga emocioni dhe pasiguria në garat e para të rëndësishme që merrte pjesë në Kampionatin Botëror për të Rinj 2002 në Xhamajka. “I thashë Zoti është me ty dhe unë do të lutem për ty dhe më pas ai u nis të garonte. Dhe kur po shikoja garën e pashë të dilte para të tjerëve dhe stadiumin që filloi të oshtinte me emrin e tij”, tregon zn. Bolt. “Të pranishmit në stadium që e përkrahnin e motivuan atë”, shton ajo. Edhe pse Usain Bolt është i përqendruar që të fitojë garat e 100m, 200m si edhe në atë me stafetë në Lojërat Olimpike 2016, mamaja e tij 54­vjeçare thotë se ka edhe diçka tjetër që djali saj do të arrijë. “Ai do që të përçojë sa më shumë gëzim dhe ta ndajë atë më të tjerët se edhe vetë ka pasur shumë dashuri nga njerëzit e afërm”, shprehet Jennifer Bolt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here