Një ngjarje tronditëse është publikuar në rrjetet sociale nga një faqe e quajtur “Realiteti Shkodër News”. Sipas saj, një 28vjeçar nga fshati Rrile i Lezhës ka dalë i vdekur nga një rajon policie në Greqi, konkretisht nga “Kato Patisia”, ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehur më shumë se 10 ditë. Policia e ka dërguar Pëllumb Marinkolaj të vdekur në morgun e spitalit Erithros Stravros, Athinë duke deklaruar se i riu shqiptar ka rënë nga kati i katërt i godinës së rajonit, por miku i tij thotë se Pëllumbi kishte folur me të dhe i kishte thënë se do ta merrte menjëherë në telefon, telefonatë kjo që nuk erdhi kurrë.
https://www.facebook.com/1179702712094433/photos/a.1179708822093822.1073741828.1179702712094433/1193006610764043/?type=3&theater
Një28 vjecar nga fshati Rrilë i Lezhes, dyshohet se eshte dhunuar barbarisht deri ne shkaktim vdekje. I riu, Pellumb Marinkolaj sipas burimeve te pakonfirmuara por te bazuara fort ne fakte, eshte dhunuar per vdekje ne mjediset e rajonit te policise “Kato Patisia” ndersa ngjarja eshte mbajtuar e fshehte nga policia greke per me shume se 10 dite. Ngjarja Viktima Pellumb Marinkolaj jetonte si emigrant në Greqi. Ai ishte arrestuar për vjedhje duke bere 8 vite burg. Prej 4 muajsh gjykata e kishte liruar duke i dhene nje mase me lehtesuese, detyrim paraqitjeje. Me date 3 Gusht, ne oret e darkes ai është paraqitur ne rajon por nuk ka dale i gjalle nga aty. Policia e ka derguar te vdekur ne morgun e spitalit Erithros Stravros në Athinë, duke deklaruar se i riu shqiptar ka rene nga kati i katert i godines se rajonit