Një ministre në Suedi dha dorëheqjen për shkak se u kap teksa qarkullonte me makinë mbi normat e lejuara të alkoolit.
Aida Hadzialic, vetëm 29 vjeçe është ministre e Arsimit të Lartë në qeverinë e qendrës së majtë dhe ministrja e parë me origjinë myslimane në Suedi. Ajo e konsideroi incidentin “gabimin më të madh të jetës sime”.
Hadzialic, e cila mbërriti në Suedi në moshën 5 vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina, kishte konsumuar dy gota verë para se të ndalohen në urën që lidh Danimarkën me Suedinë.
Ajo mund të përballet me një dënim deri në 6 muaj burg pasi policia zbuloi nivelin e alkoolit në gjak mbi 0.2 milje në gjak. Ajo sqaroi se verën e kishte konsumuar pas një nate jashtë në Kopenhagë.
Ajo u nis për në qytetin jugor Malmo të Suedisë katër orë më vonë. Hadzialic deklaroi se koha prej 4 orësh mund të ishte e mjaftueshme për të larguar alkoolin nga trupi i saj. Duke sqaruar dorëheqjen para gazetarëve, ajo tha: Unë zgjedh për ta bërë këtë, pasi besoj se ajo që kam bërë është serioze”.
Suedia është një nga disa vende evropiane që kanë kufij të ulët të alkoolit për shoferët.