Gjatë stinës së verës, mjekët dermatologë apelojnë qytetarët që të bëjnë kujdes ndaj patologjive të ndyshme që stimulohen nga ndojta e ambientit dhe temperaturat e larta. Sëmundja e zjarrit sic njihet në gjuhë të thjeshtë, është një ndër patologjitë më tortoruese të pacientëve pasi manifestohet me dhimbje të forta në trup, temperaturë të brendshme dhe shpërthim të pucrrave në sipërfaqe të lëkurës. Pacientët e kanë të vështirë ta identifikojnë këtë sëmundje, ndaj bluzat e bardha rekomandojnë që në rast se ka simptoma të tilla të paraqiten tek mjekët dermatologë ose infeksionistë.
Në terma të thjeshtë njihet si sëmundja e zjarrit të natës, por në terminologjinë mjekësore “herpes zoster” është nga virueset më torturuese të pacientëve. Ky virus shkakrohet nga varicella, është e ngjashme me shkaktimin e lisë së fëmijëve dhe intensitetin më të madh të përhapjes e ka natën. Ata që preken nga ky virus sidomos gjatë stinës së verës e kanë të pamundur të identifikojnë si sëmundje, pasi shpesh edhe bluzat e bardha u duhet kohë për të saktësuar patologjinë. Mjekët infeksionistë punojnë bashkë me ata dermatolog për diganostikimin dhe trajtimin e sëmundejes që shfaqet me dhimbje të forta ne trup , temperaturë të brendshme dhe pas disa ditëve shpërthejnë pucrra në lëkurë.
Virgjir Përmeti: Dalin dy puçrra në formë grupi dhe ndjekin trajektoren e nervit që kanë kapur. Karakteristikë e këtij virusi është se kap mbaresat nervore. Shenja kryesore është dhimbja.
Mjeku dermatolog në poliklinikën e specialiteteve nr 2 në Tiranë, Virgjir Përmeti, tha se faktorë të jashtëm si shkaka i sëmundjes është ndotja.
Virgjir Përmeti: Kontaminimi i ajrit është më i ndotur shfaqem më tepër në kohën e vapës se atëhere bie edhe imunitet. Gjatë periudhës së verës mund të ketë dy ose tre raste në javë.
Ka disa mënyura të mjekimit të sëmundjes së zjarrit; nëpërmjet medikamenteve që përdoren në rrugë orale deri në injektimin e gjilpërave.
Virgjir Përmeti: Gjatë periudhës së verës gjithë ambientet kryesisht ato familjare duhet të jenë të ajrosura.
Mjekimi zgjat mbi 5 ditë, dhe gjatë kësaj kohe, pacientët rekomandohen të mos dalin nga shtëpia dhe të mos kenë kontakt të lëkurës me uji. Në rast se tregohet pakujdesi, sëmundja përhapet në pjesë të ndryshme të trupit.oranews
SIMPTOMAT
Dhimbje ku shfaqet herpesi
Në kokë, në trup, në gjoks, bark
Pucrra në lëkurë
Temperaturë e brendshme.