Policia Bashkiake duket se ka dalë në aksion ditën e sotme për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga tregtarët në pjesë të ndryshme të Tiranës. Videot që vijnë në redaksinë e Jetaoshqef.al janë bërë në afërsi të tregut të “Medresesë” dhe tregojnë pamjet ku policia bashkiake është duke u konfliktuar me tregtarët.
Siç raportojnë qytetarët, policia ka shkuar për të marrë mallin që ishte ekspozuar në rrugë dhe si pasojë, tregtarët kanë reaguar ashpër, janë bërë agresivë e kanë ushtruar dhunë.
Në video duket që njëri prej policëve mundohet të neutralizojë tregtarin duke e kapur atë nga krahët, ndërsa një tjetër polic e godet. Në videon tjetër duken tregtarët të cilët i drejtohen me çfarë kanë në dorë njërit prej policëve.
Për më shumë shikoni videot e mëposhtme.
<