Grupi islamik nigerian Boko Haram ka publikuar një tjetër video, në të cilin shfaqën vajzat e rrëmbyera dy vjet më parë. Në duart e grupit islamik janë ende 119 studentet e rrëmbyera më 14 prill 2014 në Chibok, në jug të Nigerisë. Kjo është video mesazhi i tretë i Boko Haram me vajzat e reja të marra peng. Në të shihet studentet e mbuluara me perçe të “fshehura” pas një prej lidërve të Boko Haram, i cili kërkon lirimin e disa prej militantëve të grupit në këmbim të vajzave. Ai me këtë video i drejtohet familjarëve të vajzave që të kërkojnë nga qeveri lirimin e militantëve në këmbim të lirisë së vajzave.