Dy persona janë plagosur, në një aksidenti rrugor, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin Shkodër-Dajç.
Një automjet tip “Ford” me drejtues Kolec Ejllin, emigrant në Itali, ka tentuar të manovrojë për të mos u përplasur me një motoçikletë dhe ka përfunduar në kanal.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i automjetit dhe ai i motoçikletës, Vasel Gjeka. Ata janë dërguar në spitalin e Shkodrës pasi kanë marrë dëmtime serioze