Gjatë ditës rrezet e diellit absorbohen dhe transformohen në projeksion gjatë natës. Sistemi solar prodhon mjatueshëm energji për shfaqjen e disa filmave dhe nuk ka nevojë për ndonjë formë shtesë të energjisë.
Mjafton një furgon i pajisur me pllaka për sistemin solar në tavan, një ekran i madh dhe një hapësirë për të shfaqur film, shkruan sot “Koha Ditore”. “Solar World Cinema” e bën këtë. Ekrani mund të shërbejë për qëllime promovuese dhe edukative.
Është shembull perfekt i aplikimit të energjisë së qëndrueshme. Duke i kthyer hapësirat publike në kinema të vetëqëndrushme, “Solar Cinema” sjell filma të paparë në vende të pazakonshme. Qëllimi është që njerëzit të inspirohen përmes kulturës, shfaqjes së filmave e po ashtu edhe nëpërmjet punëtorive.
“Solar World Cinema” ka bazën në Holandë dhe është themelues i rrjetit të këtyre kinemave në mbarë botën.