Kadeli: Vdekja misterioze e shqiptarit në Greqi nuk mbyllet me kaq

0
184

Deputeti i LSI­së për Qarkun e Lezhës, Gjovalin Kadeli duke komentuar vdekjen në rrethana misterioze në Greqi të një emigranti shqiptar, ka deklaruar se kjo ngjarje nuk do të mbyllet pa u zbardhur e vërteta.

Kadeli shkruan se, nuk është hera e parë që një shqiptar humb jetën në mënyrë të mistershme dhe që shteti grek tentoi t’i mbulojë. Deputeti i LSI­së premton se do të ndjekë të gjitha hapat ligjore për zbardhjen e ngjarjes ku mbeti i vdekur Nikoll Marnikollaj. Gjovalin Kadeli: Nuk esht e hijeshme qe ky rrjet social komunikimi te keqperdoret edhe ne nje rast te tille siq esht rasti i humbjes se jetes se te ndjerit Pllumb Marnikolli.

Duke i shprehur ngushellimet e mija familjes se Nikoll Marnikollit , mund tu them se ky rast nuk do kaloje aq ne heshtje sa e paraqesin disa miq ne fb…. se shpejti do te zbardhen te gjitha shkaqet e verteta te qe kan sjelle humbjen e jetes . Vetem ateher duhet te flasim e te ngarkojme me pergjegjesi ksenofobet Grek pasi nuk esht hera e parë qe humbin jeten ne menyre te mistershme te rinj Shqiptar dhe tentohet te mbulohet nga shteti grek. Duke qen se jam ne dijeni te veprimeve konkrete ne territorin Shqiptar ju garantoj se do te ndjek te gjitha hapat ligjor per te zbardhur te verteten te cilen e kerkojne me ngulm familjaret e te ndjerit. Jemi prane jush dhe ngushellime te sinçerta familjes Marnikolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here