Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë për t’u kuptuar, edhe kur bëhet fjalë për ndjenjat e tua. Por ka edhe spekulime intriguese që me shumë gjasa na ndihmojnë që t’i shohim gjërat e zakonshme nga një tjetër perspektivë.
Pra, pse njerëzit e zgjuar e kanë aq të vështirë të bien në dashuri?
Ata i analizojnë ndjenjat – të tyret dhe të njerëzve të tjerë
Njerëzit e zgjuar janë brilantë në mbledhjen e informacionit dhe nxjerrjen e konkluzioneve – dhe kjo është njëkohësisht avantazh dhe disavantazh, pasi ata janë më të prirur për t’ia ‘mbathur’ nga një lidhje që me sinjalin e parë të një problemi. Keqkuptime? Zënka? Më fal, por ne nuk jemi bërë për njëri-tjetrin. Lamtumirë!
U duhet kohë e mjaftueshme për t’u hapur me personin tjetër
Truri i tyre nuk pushon asnjëherë së punuari për të zbuluar një numër të madh detajesh dhe arsyet pse një gjë mund të shkojë gabim. Si rezultat, njerëzit inteligjentë e kanë të vështirë të hapen me të tjerët; ata e dinë dhe kuptojë se çdo marrëdhënie është potencialisht në rrezik. Kjo është arsyeja pse ata shpesh duken shumë të ftohtë dhe të distancuar, edhe pse jo domosdoshmërish janë të tillë.
Ata i referohen përvoja të mëparshme
Ky është një tjetër ‘kurth’ për njerëzit e zgjuar. Gjërat që kanë shkatërruar lidhjet e tyre të mëparshme jo domosdoshmërish do të bëjnë të njëjtën gjë me marrëdhënien e tyre të tashme, por kjo është shumë e vështirë për t’u pranuar prej tyre, shkruan Shqip. Ata e kujtojnë shumë mirë se sa e dhimbshme ishte ndarja e fundit dhe në mënyrë të pavetëdijshme projektojnë përvojën e tyre të pafat tek personi me të cilin janë aktualisht.
Të qenët beqar është një zgjedhje e vetëdijshme e tyre
Ky është një fakt! Njerëzit e zgjuar e shohin qartë se është më mirë dhe më e rehatshme të jenë vetëm se sa me një person që nuk është ‘dora e tyre’. Ky është vendimi i tyre i vetëdijshme dhe i mirëmenduar. Shumicën e rasteve këta njerëz janë vetëm, jo për shkak të rrethanave, por sepse duan të jenë kështu dhe ndjehen shumë rehat vetëm me veten e tyre.