Një pëson me probleme mendore raportohet se ka rrëmbyer në vajzë 11-vjeçare në fshatin Rrashbull të Durrësit.
Policia ka mundur që të ndërhyjë dhe të arrijë të shpëtojë vajzën e mitur.
Nga se raportohet nga policia, personi në fjalë fatmirësisht nuk e ka prekur vajzën. Ndërkohë që policia i ka bërë thirrje autorit rreth moshës 56 vjeç dhe i paidentifikuar, që të dorëzohet por ai nuk i është bindur. Në drejtim të Durrësit janë nisur forcat RENEA, ndërkohë që personi me çrregullime mendore vazhdon të mbahet i rrethuar në banesë.