Kaos në Shkodër, shkon në 6 numri i të arrestuarve

0
219

Zbardhet atentati me armë ku mbeti i plagosur shtetasi Donald Shtjefni. Deri më tani në pranga janë vënë 6 persona dhe një tjetër është në kërkim.

Sipas policisë, mbrëmjen e djeshme në orën 22:15 është njoftuar se në lagjen ” Vasil Shanto” tek Hotel Rozafa janë dëgjuar krisma armësh.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Shkodër të cilët kanë konstatuar se është plagosur shtetasi Donald Shtjefni dhe kanë bllokuar zonën përreth vendit të ngjarjes në bashkëpunim me forcat e FNSH-së , kanë ngritur dhe disa pika kontrolli , me qëllim kapjen e autorëve .

Në orën 22:26 në fshatin Golem Shkodër, është njoftuar për një dalje nga rruga të një automjeti. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Policisë Rrugore të cilët kanë konstatuar se ishte automjeti BMW me targë AA 006NL , në të cilën udhëtonin shtetasit Behar Brajoviç (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj.

Nga hetimet e para rezulton se Donalt Shtjefni, Kristian Shtjefni e Patrik Salaj të cilët kanë qenë duke lëvizuar me automjetin BMW X5, me targe SB60 CEA dhe Behar Brajoviç (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj të cilët kanë qenë duke lëvizur me autoveturën BMW me targë AA 006 NL, në lagjen “Vasil Shanto”, kanë qëlluar kundrejt njeri- tjetrit me armë zjarri, pistoletë dhe automatik, ku nga ky shkëmbim zjarri ka mbetur i dëmtuar Donald Shtjefni i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Motivi i ngjarjes është një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje i ndodhur pak orë para ngjarjes.

Ndërkohë Bledar Lekaj ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë kurse Behar Brajoviç (Bajri) dhe Ilir Rustemi (Bajri) ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm dhe ndodhen të tre jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga janë vënë:

  • Behar Brajoviç (Bajri), 36 vjeç, banues Shkodër ( i dënuar më parë)
  • Ilir Rustemi (Bajri), 40 vjeç, banues në Shkodër, ( i dënuar më parë)
  • Bledar Lekaj , 26 vjeç, banues në Shkodër ( i dënuar më parë)
  • Donalt Shtjefni , 31 vjeç banues në Shkodër
  • Kristjan Shtjefni , 26 vjeç, banues në Shkodër
  • Patrik Salaj , 21 vjeç , lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë
  • Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar :

    -10 gëzhoja model 56,

    – 5 gezhoja model 54

    – dy armë zjarri pistoletë

    – një armë zjarri automatik

    – 5 krehëra automatiku

    – 2 krehëra pistoletë

    – 2 automjete

    – 4 aparate telefoni celular etj.

    Është shpallur në kërkim policor edhe shtetasi me iniciale A.M , pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje dhe punohet për kapjen e tij. Ndalimi i tyre , u krye në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, për veprën penale të ” Vrasjes me dashje” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative’ dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here