Fustanet e nusërisë do të duhej të ishin simbol i lumturisë, shpresës dhe fillimit të një të ardhmeje të ndritshme dhe të lumtur.
Natyrisht se kjo nuk vlen për ata të cilëve u janë prishur ëndrrat, të cilat kishin shpresuar se një ditë do t’i realizojnë.
Gjatë një interviste dhënë të përditshmes britanike Mirror, 28-vjeçarja Samantha ka deklaruar se bashkëshorti i saj me të cilin ishte martuar 18 muaj më parë, e ka braktisur në janar, pasi ajo zbuloi se po e tradhtonte dhe tashmë kishte filluar të bashkëjetonte me një femër tjetër.
Tani kjo blogere po e shet fustanin e saj të nusërisë në eBay, pasi shpreson se me këto të holla do të mbulojë shpenzimet për shkurorëzim, sepse ish-bashkëshorti i ka lënë “shumë fatura pa paguar”.
Në përshkrimin e artikullit, Samantha ka shkruar se fustani i nusërisë është paksa i papastër në fund dhe se ka nevojë të pastrohet.
“Nuk kam pasur kohë ta pastrojë, pasi që brenda një kohe të shkurtër pas martesës e kuptova se bashkëshorti po më tradhtonte me një tjetër, dhe kështu vendosa t’i japë fund martesës”, ka shtuar ajo.