Në një park që ndodhet në Bloxwich të West Midlands, është dashur të thirren zjarrfikësit për të shpëtuar një adoleshente që kishte ngecur në luhajë.
Vajza 14-vjeçare ka qenë duke u argëtuar me shokë, kur ka hipur në këtë lodër që është për fëmijë, dhe më nuk ka mundur të dalë, transmeton Telegrafi.
Mahia që filloi si lojë u kthye në ankth për adoleshenten, sepse për 30 minuta nuk mundi të del nga rrethi i ngushtë derisa miqtë e saj kërkuan ndihmë nga emergjenca.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit që kanë përdorur sharra speciale elektrike për ta prerë metalin, por jo edhe trupin e vajzës.
“Kështu u desh të shpëtohet e rritura, që hipi në luhajë fëmijësh. Ajo ishte një vajzë e sjellshme që deshi të luajë dhe na kërkoi falje. Ju lutem mos bëni veprime të tilla në park”, ka shkruar ekipi i zjarrfikësve, përbri fotografive të postuara.