Një alarm terrorizmi është shkaktuar sot rreth orës në portin e Barit në Itali.
Protagonistë të kësaj ngjarje janë dy turistë shqiptarë të sapo zbarkuar me çantat e tyre të udhëtimit nga trageti i linjës Shqipëri-Itali.
Sapo kanë mbaruar procesin e kontrollit dy turistët shqiptarë ndësa po kalonin zonën rrethuese të portit kanë lënë çantat e tyre të udhëtimit mes murit rrethues të portit e trotuarit të lungomares së qytetit duke u larguar në drejtim të paditur.
Ka qënë një peshkatar i cili ka informuar forcat e rendit mbi praninë e dy cantave të dyshimta në portin e Barit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e ndërhyrjes së shpejtë, zjarrëfikëset si dhe autoambulanca e urgjencës.
Policia rrugore ka rrethuar zonën e gjithcka ka qënë gati për të shpërthyer artificialisht dy cantat e braktisura të shqiptarëve.
Por në atë moment kanë mbërritur dy turistët shqiptarë duke pranuar se janë ata pronarët e çantave të braktisura të udhëtimit. Sipas versionit të shqiptarëve ata janë kanë besuar për pak minuta cantat e tyre peshkatarit italian duke larguar për një punë të tyre.
Dy turistët shqiptarë janë shoqëruar në komisariatin e qytetit për të një kontroll të forcave të rendit mbi identitetin e tyre e arsyet e gjëndjes në territorin italian. Nuk përjashtohet faktin se autoritetet gjyqësore mund të denoncoj dy shtetasit shqiptarë me krimin e shkaktimin të alarmit publik.