Prokurorët në Turqinë perëndimore kanë kërkuar që kleriku mysliman që jeton në ShBA, Fethullah Gulen – të cilin Turqia e akuzon për orkestrimin e puçit të dështuar – të dënohet dy herë më burg të përjetshëm.
Pas përfundimit të një hetimi një vjeçar kundër marrëveshjeve financiare të lëvizjes së Gulen, prokurorët nga qyteti Usak kanë kërkuar që Gulen të dënohet dy herë me burg të përjetshëm, raporton AP.
Por, ata kanë kërkuar që Gulen të dënohet edhe me 1.900 vjet tjera burg.