Dhurata Çupi është deputetja më e re e kuvendit të Shqipërisë. Ajo e mori mandatin sot nga KQZ, pasi deputeti i PD, Sherefedin Shehu u largua nga parlamenti për të garuar për postin e kryetarit të bashkisë së Dibrës. Çupi bëhet deputetja e 32 –të femër e kuvendit.