Terroristi kosovar, Lavdrim Muhaxheri që kërkohet edhe nga INTERPOL-i është gjallë. Simpatizantë të tij dhe të organizatës terroriste, Shteti Islamik (ISIS) kanë publikuar një fotografi, ku Muhaxheri shfaqet me veshje saudite në kokë, një shenjë e ngritjes në grada brenda ISIS-it, ku sauditët mbajnë pozitat kryesore pas njerëzve të regjimit të Sadam Huseint. Atë tash e quajnë Abu Abdullah Kosovo, sipas Express. Lavdrim Muhaxheri është njëri nga terroristët më të famshëm shqiptarë dhe i tillë u bë kur shfaqte vite më parë me krenari vrasjen e civilëve në Siri në metodat më brutale.