PD: Të vrarët, të plagosurit janë viktima të fermës së madhe me kanabis të Edi Ramës

0
142

Sekretari i Aksionit Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar sërish kryministrin se është i përfshirë në trafikun e drogës në vend, dhe se janë pazaret e drogës shkaku i shumë prej vrasjeve të kohëve të fundit.

 

Deklaratë e Sekretarit të Aksionit Qytetar, Ervin Salianji

Që ditën e parë, Partia Demokratike ka ngritur shqetësimin se droga është një krim që sjell krime.

Kemi denoncuar mbulimin e vendit me kanabis dhe ruajtjen e parcelave me banda të armatosura, si një biznes kriminal që jo vetëm po mbyt ekonominë e ndershme e po shfrytëzon asetet e vendit, por edhe si një tension i lartë social, si burim konlfiktesh, armiqësish e hasmërish.

Mbrëmë gazetari investigativ që ka shkelur parcelat me drogë, Artan Hoxha, tha se informatori i tij është ekzekutuar, pikërisht pse ndihmoi atë të filmonte plantacionet me hashash.

Një dëshmi tronditëse kjo që tregon se deri ku kanë shkuar grupet kriminale dhe pushteti që ato kanë falë pushtetit që ndajnë me Edi Ramën.

Po ndërkohë dy vrasje kanë ndodhur këtë muaj, qartësisht për shkak të parcelave me drogë.

Elidjan Pashaj nga Mallakastra u vra në Këlcyrë nga një trafikant që kishte zaptuar tokat atje e mbjellë me kanabis.

Altin Llani nga Fieri u vra në Tepelenë, pikërisht për tokat e mbjella me kanabis.

Shumë përplasje e sulme me armë që po ndodhin pothuajse cdo ditë në vend, në fshatra e qytete, kanë si motiv pikërisht zonat e influencës dhe pazaret e drogës.

Edhe lufta me armë në mes të Shkodrës dy netë më parë, besohet se ndodhi për shkak të drogës.

Edi Rama tenton ti mbulojë këto ngjarje të rënda me njoftimet e policisë ku rëndom përdoret fjala, vrasje për motive të dobëta.

Tenton ti mbulojë, pasi të vrarët, të plagosurit, të dhunuarit, janë viktima të fermës së tij të madhe me kanabis.

Sepse droga, është motivi i vërtetë i këtyre krimeve.

Ky biznes kriminal nuk është zgjedhja e shqiptarëve, por zgjedhja e Edi Ramës, i cili takson me 30 përqind cdo rrënjë të mbjellë.

Shqiptarët nuk kanë votuar të sundohen e të urdhërohen nga bandat e Edi Ramës, të shfrytëzohen e rekrutohen prej tyre.

Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë punë të ndershme, rend dhe siguri.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here