Femrat materialiste janë shtuar kohët e fundit, e ndoshta kjo vjen edhe si pasojë e mungesës së aftësive të meshkujve për t’i bërë për vete me veprime apo gjeste të tjera, e mjaftohen vetëm duke iu plotësuar kërkesat e tyre financiare apo materiale.
Biseda Facebooku të tilla mes femrave dhe meshkujve, përgjithësisht në moshë të re, janë të shumta. Djali, i cili nga biseda mund ta kuptojmë që është “shoku i Mirit që rri në Angli”, i ka kërkuar një vajze nga Bathorja që të pinë një kafe bashkë, raporton JOQ.
Ajo fillimisht ka bërë sikur nuk e ka njohur, edhe pse “shoku i Mirit” i thotë se e ka marrë njëherë në makinë, e vijon t’i refuzojë ftesën për kafe, deri sa djali që jeton në Angli i thotë se do t’i japë dhuratën që i kishte premtuar, një iPhone 6.JOQ
Si ka reaguar vajza? Lexoni bisedën e dërguar nga vetë djali, të cilën e gjeni të plotë në galerinë e mëposhtme. Vajza ka gjetur mënyrën e duhur për të mos rënë në sy, por s’e ka menduar asnjëherë se do të përfundonte në këtë mënyrë, duke ia marrë vesh e gjithë bota.