Asani dhe Ramadani, dy lojtarët nga Kosova që i bashkohen Kombëtares në ndeshjen ndaj Greqisë

0
192

Redi Jupi, trajneri i kombëtares U-21, ka bërë dy afrime të reja në skuadrën që drejton. Bëhet fjalë për talentin 20-vjeçar kosovar të Partizanit, Ylber Ramadani, i cili ftohet për herë të parë te kuqezinjtë e kësaj grup-moshe. Edhe lojtari tjetër vjen nga viset shqiptare,  jashtë kufijve shtetërorë. Ai është Jasir Asani, i cili ka qenë pjesë e Shqipëria U-21 në një turne miqësor në Antalia, por ky është grumbullimi i tij i parë për një ndeshje zyrtare. Me këtë rast, lojtari i talentuar i Vardarit të Shkupit ka nënvizuar me krenari: “Rruga drejt kombëtares A të Shqipërisë sapo ka filluar. Më në fund ëndërra ime u bë realitet. Sapo më erdhi konfirmimi nga FSHF-ja se jam i ftuar për ndeshjen Greqi-Shqipëri, U-21! Faleminderit Zot!” Ndoshta në listën e Jupit do të ketë edhe ndonjë surprizë tjetër, që do të zbulohet me publikimin e listës përkatëse, por këta dy emra spikasin. Kujtojmë se ndeshja e radhës kualifikuese në Grupin 4 për Europianin e kësaj grup-moshe për Shqipërinë do të jetë ajo e 2 shtatorit, kundër fqinjëve jugorë të Greqisë. Në stadiumin “Peristeri”, në Athinë, në orën 16:45, më 2 shtator, do të luhet ky derbi i nxehtë fqinjësh në futboll. Për momentin, pas  ndeshjeve të luajtura, kuqezinjtë e Redi Jupit mbajnë vendin e dytë, me 12 pikë, pas Portugalisë kryesuese. Sidoqoftë, Shqipëria U-21 ka luajtur 8 ndeshje, dy ose tri më shumë se të tjerët.telesport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here